close
Vendi

MAZUTI I DYSHIMTË: BEKTESHI – PO MBLEDHIM TË DHËNAT

C11B35D7-08F4-4204-96FE-89453FA543C2

“NËSE KA PARREGULLSI, DOKUMENTET DO T`I DORËZOHEN PROKURORISË”


Nëse nuk janë realizuar të gjitha procedurat konform rregullores për cilësinë e lëndëve të para të lëngshme dhe procedurat për importin e derivateve të naftës, dokumentet do t`I dorëzojmë në Prokurorinë Publike – ka paralajmëruar Ministri I Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, duke shtuar pas publikimit të hulumtimit të IRL-së, Qeveria ka përgatitur konkluzionet që tashmë janë miratuar.  

KRESHNIK BEKTESHI – MINISTËR I EKONOMISË  

Pastaj, sipas ligjeve, Prokuroria Publike do të fillojë procedurat e duhura. Të gjitha institucionet, duke filluar nga Administrata Doganore dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut, Ministria e Ekonomisë, Inspektorati i Mjedisit janë të detyruar të paraqesin të gjitha informacionet brenda afateve të përcaktuara në përputhje me konkluzionet.Nuk është vetëm një parametër që duhet të kontrollohet, por ka shtatë ose tetë.

Ndryshe, Qeveria dhe institucionet kompetente paralajmëruan aktivitete të intensifikuara për zbulimin e të gjitha elementeve për rastin e vajit toksik që ishte importuar dhe shitur si mazut.

Skandali ishte zbuluar nga rrjeti hulumtues IRL, kurse ishte importuar nga një firmë nga Kërcova. Kjo lëndë toksike ishte shfrytëzuar për ngrohje nga kompani të mëdha, kurse përmes sistemit për furnizime publike kishte përfunduar edhe në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në shtatë spitale shtetërore të vendit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia