close
Rajoni

Mbahet Kongresi i Partisë Socialiste

kongresi-i-PS-2.jpg

Partia Socialiste ka mbledhur sot forumin e saj më të lartë, Kongresin, që është i organizuar në 5 panele të ndryshme të vendosura në Pallatin e Kongreseve, sheshin Nënë Tereza dhe sheshin Italia.

Manastirliu: Do të zgjerojmë rimbursimin e barnave për pensionistët, fishat e diabetit falas

Siguruam për më shumë se 400 mijë qytetarë dhe vijojmë të sigurojmë barna të rimbursueshme, ku alternativa e parë dhe e vetme në listën e rimbursimit të barnave është falas, por a duhet të bëjmë më shumë? Patjetër që po. Në do të mundësojmë që pensionistët, që grupet më në nevojë, ata pensionit që kanë pensione jontë larta, të mundet të aksesojnë edhe një listë të pajisjeve mjekësore sikurse janë fishat e diabetit”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë foli edhe për pagat e mjekëve dhe infermierëve, për të cilat tha se do të vijojnë të rriten edhe me 40% gjatë këtij mandati, teksa nënvizoi se autonomia spitalore do të eliminojë abuzimet në sistemin shëndetësor.

63% janë rritur pagat për mjekët dhe infermierët. Do të vijojmë ti rrisim pagat edhe këtë vit për mjekët dhe infermierët duke filluar nga 1 korriku, pavarësisht vështirësive ne do ta çojmë deri ne fund zotimin tone dhe brenda këtij mandati do të rriten deri ne 40% dhe nuk do të ndalemi këtu sepse Autonomia spitalore si një model i ri për menaxhimin dhe financimin e sistemit spitalor do të mundësojë që stafet tona do të  paguhen sipas performancës. Por ajo që na intereson është shërbimi ndaj njerëzve. Autonomia spitalore është praktika që do të çojë në eliminimin e çdo abuzimi në sistemin shëndetësor“, theksoi Manastirliu.

AXHENDA E KONGRESIT TË PS:

Kongresi i Partisë Socialiste nis punimet e tij në orën 9.30.

Në pjesën e parë do të jenë 5 panele që do të zgjasin nga ora 9.30-11.30:

-Rinia, Inovacioni, Fëmijet

Vendi: Kollonat mes Sheshit Italia dhe Sheshit Nënë Tereza

-Rajoni, Europa, Siguria

Vendi: Holli i Pallatit të Kongreseve

-Bujqësia dhe Siguria Ushqimore

Vendi: Sheshi Nënë Tereza

-Energjia, Mobiliteti, Mjedisi

Vendi: Sheshi Italia

-Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale

Location: Hapesira para hyrjes se Pallatit te Kongreseve

Pjesa e dytë nis në 12:00 – HAPJA E PUNIMEVE me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, mbi pjesën organizative dhe politike të PS

KËSHILLIMI KOMBËTAR – Paraqitje e rezultateve të procesit dhe objektivat. Elisa Spiropali.

ANGAZHIMI NË POLITIKË – Hapja dhe fuqizimi i Partisë Socialiste. Ditmir Bushati.

PËRFAQËSIMI i qytetarëve dhe PËRGJEGJËSITË e mazhorancës. Taulant Balla.

Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z. Edi RAMA.

B)Sesioni i punimeve formale -Çelja e pjesës organizative.

STATUTI – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së. Blendi Klosi.

DIGJITALIZIMI – Prezantim i platformës së re digjitale. Etjen Xhafaj

DISKUTIME – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.

MBYLLJA E PUNIMEVE TË KONGRESIT

/tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia