close
Rajoni

MBAHET NESËR REFERENDUMI NË PD

Partia-Demokratike-587×396

76 mijë demokratë ftohen të votojnë

Rreth 76 mijë anëtarë të Partisë Demokratike janë thirrur në referendumin e së shtunës për të ratifikuar me  votën e tyre shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të partisë, pas vendimit të marrë nga 4446 delegatë në Kuvendin Kombëtar të jashtëzakonshëm të 11 Dhjetorit.

Procesi do të nisë në orën 08:00 të mëngjesit në të gjitha degët e Partisë Demokratike dhe do të përfundojë në orën 17:00.

“Proces historik që bëhet për herë të parë, anëtarësia shprehet me votë, fuqia u delegua tek anëtarësia. Nga ora 08:00 mëngjesit 106 qendër votime në 71 degët e PD do jenë të hapura. Në Tiranë 22 qendra, vetëm Shkodra do ketë 9 qendra votimi që anëtarët ta kenë sa më të thjeshtë për të votuar”.

Për të shmangur çdo përplasje ditën e shtunë, ish-Kryeministri Berisha, anëtarët e Këshillit Kombëtar si dhe demokratët e Njësisë 2 nuk do të votojnë në selinë e Partisë Demokratike, por në një tjetër ambient në krah të ambasadës amerikane.

“Duke qenë se në selinë e PD është uzurpuar nga njerëz të armatosur për të shmangur çdo provokim apo incident kemi vendosur që Këshilli Kombëtar dhe dega dy këtë herë s’do votojnë në seli por në ambientet e bar Amerikës ngjitur me ambasadën amerikane, aty do votojë dhe zoti Berisha”.

E njëjta procedurë do të ndiqet edhe në disa prej degëve të Partisë Demokratike në rrethe ku disa prej drejtuesve janë kundër Kuvendit të 11 Dhjetorit.

“Ka problem me drejtuesit që zoti Basha la dhënë urdhër për të ndërruar bravat, kjo situatë është e zgjidhur aty ku janë mbyllur bravat do ketë ambiente ngjitur ku ne do kemi Sekretarin e degës ose nënkryetarin e degës. Basha s’e kupton që referendumin se ndalon as me vulë dhe as me bravë, kjo është çështje shumice. Ne s’na intereson incidenti dhe konflikti se kemi shumicën”.

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit ngritur edhe Komisionin e Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, i cili do të organizojë dhe drejtojë referendumin. Komisioni ka për kryetare Albana Vokshin, ndërsa anëtare Ervin Minarollin, Eno Bozdon, Edit Harxhin dhe Keltis Krujën.

Tv Klan

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia