Mbërrin në Durrës anija me 6 mijë tonë grurë nga Ukraina

Pritet të hyjë në kalatë për përpunim të sasisë së drithit

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Mbërrijnë në Shqipëri rreth 6 mije tonë grurë nga Ukraina. Anija që transporton sasinë e drithit, e nisur prej disa ditësh nga portet ukrainase ka mbërritur në Portin e Durrësit dhe po pret të hyjë në kalatë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Anija “Jaohar Ranim” do të ankorohet në kalatën nr. 2 të portit të Durrësit paraditen e sotme, ndërsa sasia e grurit është porositur nga një kompani shqiptare.

Nisja e eksporteve të grurit filloi pas një marrëveshje Rusi – Ukrainë të ndërmjetësuar nga Turqia. Këto dy shtete së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share