close
Top LajmeVendi

MBËSHTETJA PËR BE-NË E MADHE, ULET BESIMI PËR ANËTARËSIM

Screenshot_9

Petkovski: Metodologjia e re e Francës është më shumë se PR-ndjesi  


Pak para vendimit të Bashkimit Evropian nëse do të fillojë negociata aderuese me Maqedoninë e Veriut ose jo, mbështetja te qytetarët për anëtarësim në organizatë mbetet e madhe, por janë ulur pritshmëritë se kjo do të ndodhë shpejt. Në organizatën joqeveritare Evrotink, e cila rregullisht e mat “pulsin evropian” në vend, mendojnë se është më mirë të mos ketë pritshmëri të mëdha, që të shmangen zhgënjimet në qoftë se përgjigja nga Brukseli do të jetë negative. Zv/kryeministri Bujar Osmani, sot duke u nisur për në Luksemburg, ku mbahet takimi i ministrave të BE-së në mënyrë diskrete e përgatiti opinionin që edhe nëse nuk merret vendimi tani, orientimi properëndimor i Maqedonisë së Veriut nuk do të ndryshojë.

Tradicionalisht, rreth 60% e qytetarëve mendojnë se anëtarësimi në BE është i mirë, 70 % i dobishëm, ndërsa deri në 80% e qytetarëve edhe në këtë moment do të votonin pozitivisht nëse mbahet referendum për këtë çështje. Mesazhi i disa vendeve anëtare të BE-së, në mëdyshje rreth zgjerimit, si duket është pranuar, tregon sondazhi më i ri i Evrotink.

“Janë ulur pritshmëritë për anëtarësim të shpejtë. Nëse 60% e qytetarëve para 6-7 muajsh kanë besuar se në 10 vitet e ardhshme do të ndodhë anëtarësimi I Maqedonisë së Veriut në BE, që është indikator për optimizëm të madh, tani në 6 muaj kemi ulje të kësaj përqindje për 10%.” – thekson Lupço Petkovski, Evrotink.

Ulja e pritshmërive të mëdha, sipas Petkovskit është e mirë, që të shmanget zhgënjimi i madh në rast se përgjigja nga Brukseli në fund të javës do të thotë prolongim i ri i negociatave për Maqedoninë e Veriut, deri në vitin e ardhshëm. Për këtë insiston Franca, nga ku përmendet edhe metodologjia e re për vlerësimin e përparimit në procesin aderues, gjë që sipas Petkovskit është më shumë se PR-ndjesi.

“Me fjalë të tjera Makron këtë histori duhet t’ua shesë votuesve të tij, ata do të thoshin – mirë, lejuat që të hyjnë Hungaria, Polonia. Tani ato nuk duan të pranojnë emigrantë, vetëm i shfrytëzojnë fondet, ndërsa kur bëhet fjalë për shpenzimet e integrimit, nuk duan t’i paguajnë. Kështu që pse do të pranoni vende të reja dhe si do të na bindni se nuk do ta bëni gabimin e njejtë edhe me vendet e reja…” –vlerëson Lupço Petkovski, Evrotink.

Zakonisht, sipas sondazheve të Evrotink, mbetet edhe ndarja në mes qytetarëve në bazë partiake dhe etnike në raport me anëtarësimin në BE. Derisa mbështetësit e partisë në pushtet LSDM janë pro anëtarësimt në BE, një pjesë e madhe e mbështetësve të partisë  opozitare VMRO-DPMNE do të kërkonin dalje nga alternativa – e ndryshme nga BE-ja. Te shqiptarët etnik mbështetja për anëtarësim në familjen evropiane është pothuajse 90%.  Të anketuarit e Evrotink – si vend armik numër 1 për momentin e cilësojnë Bullgarinë fqinjë, që përkon me kushtëzimet e shpeshta nga ana e autoriteteve bullgare dhe mohimin e gjuhës maqedonase, personaliteteve dhe ngjarjeve historike. /Biljana Georgievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia