close
Vendi

MBETET SEKRET ÇMIMI I VAKSINAVE “SINOVAC”

40B800F9-7BE0-4290-9C9F-4487DD6DF83B

Qytetarët duhet akoma të presin për të kuptuar se cili është çmimi I vaksinave, pasi marrëveshjet që Qeveria i bën me kompanitë prodhuese të vaksinave, nuk lejojnë që çmimi I tyre të zbulohet në këtë periudhë. Kështu tha Sekretarja Shtetërore në Ministrinë e Shëndetësisë, Ivanka Stojanoski e cila së bashku me ambasadorin kinez, në Aeroportin e Shkupit, I pritën 500.000 vaksinat kineze të prodhuesit “Sinovak” të cilat me dy avionë arritën këtë paradite të së dielës në Shkup.

IVANKA STOJANOVSKI, SEKRETARE SHTETËRORE NË MSH 

“Sipas marrëveshjeve të bëra me kompanitë, që prodhojnë vaksina, jemi të detyruar që çmimin të mos e zbulojmë…Në këtë periudhë ne duhet t’iu përmbahemi marrëveshjeve kështu që ka institucione që kanë mundësi kur të vjen koha të zbulohet dhe të tregohet”.

Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut thonë se kjo është sasia më e madhe e arritur ndonjëherë në Shkup, me çka do të përshpejtohet procesi I vaksinimit dhe arritjes së imunitetit kolektiv.

IVANKA STOJANOVSKI, SEKRETARE SHTETËRORE NË MSH

“Me procesin e imunizimit deri tani dhe vaksinimin e një numri të madh të qytetarëve tregojmë rezultate të shkëlqyeshme në uljen e numrit të infektimeve të reja me COVID-19 dhe qytetarëve të shtruar nëpër spitale për cka flet fakti se të gjitha covid-qendrat e vendit janë zbrazur, kurse është shumë I vogël numri I pacientëve të shtruar nëpër spitale dhe në Klinikën Infektive. 

Ambasadori kinez Zhang Zuo tha se arma më e fuqishme për tejkalim të epidemisë është vaksina, ndërsa theksoi se vaksina “Sinovak” është miratuar nga OBSH, dhe në Kinë janë përdorur mbi 1,1 miliardë doza edhe atë të personave nga 3 deri në moshën 100 vjeçare. Zuo porositi që të mos politizohet hulumtimi I prejardhjes së kësaj epidemie.

ZHANG ZUO, AMBASADORI I RP TË KINËS NË SHKUP

“Për momentin epidemija akoma po zgjerohet në të gjithë botën, ndërsa virusi ka akoma mutacione. Ndjekja e prejardhjes së epidemisë nuk duhet të politizohet. Të gjitha palët duhet të bëjnë hulumtime për gjetjen e prejardhjes me qëndrim shkencorë në nivel global që të mundemi në mënyrë efikase të pengojmë pandemi tjetër.“ 

Lidhur me efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës “Sinovak” gjatë ditës së djeshme ka shkruar edhe Ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe, ai në profilin e tij në Fejsbuk tha se kjo vaksinë ka efikasitet të lartë në parandalimin e sëmundjes së rëndë, se rekomandohet për përdorim edhe te gratë shtatëzëna, gjidhënëset dhe të gjithë personat e rritur. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia