close
Vendi

MBLIDHEN KRYESITË E LSDM-së DHE ALTERNATIVËS

ZG

DORËEQJA E ZAEVIT DHE PJESËMARRJA E AAA-së NË QEVERI?

Një javë pas takimit të liderëve të LSDM-së dhe Alternativës, Zoran Zaevit dhe Afrim Gashit, sonte në selitë partiake të dy partive pritet të miratohen vendime kyçe, pas cka do të bëhet më e qartë skena politike në vend.

Në LSDM, Kryeministri Zaev paralajmëroi se në Këshillin Qendror dhe Ekzekutiv do ta dorëzojë dorëheqjen nga pozicioni I liderit partiake. Nga ana tjetër, Alternativa, pasdite në Kryesinë Qendrore do të debatojë për konceptet për pjesëmarrjen e tyre në Qeveri, por sic u paralajmëruar vendimet duhet t`I miratojë Kuvendi Qendror që do të thirret në mënyrë plotësuese.

Dy liderët Zaevi dhe Gashi, u takuan para një jave, të Premten e kaluar në Klubin e Deputetëve. Atëherë nuk pati një vendim definitiv nëse Alternativa me katër deputetët do të bëhet pjesë e Qeverisë, kurse vendimi ishte paralajmëruar për të Martën, njëjtë sikurse Zaevi që paralajmëroi se do t`I dorëzojë dorëheqjet. Por, gjithcka u anulua, për shkak të aksidentit tragjik në Bullgari.

Dorëheqja e Zaevit u paralajmërua më 31 Tetor, natën e rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, kur LSDM-ja humbi nga VMRO-DPMNE-ja. Fillimisht ky vendim u anulua për shkak të shumicës që e paralajmëroi VMRO-DPMNE-ja bashkë me ASH-në, Alternativën, të “MAJTËN” dhe Besën. Votëbesimi për Qeverinë me kërkesë të opozitës nuk pati sukses për shkak të mungesës së Deputetit të Besës, Kastriot Rexhepit.

Sipas Statutit të LSDM-së, nëse sonte organet partiake pranojnë dorëheqjen e Zaevit, Këshilli Qendror mund të vendos në 15 ditët e ardhshme, por edhe në të njëjtën ditë dhe ta fillojë procedurën për zgjedhje të reja partiake./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia