close
KultureVendi

“MBRËMJET STRUGANE TË POEZISË” DO TË MBAHEN NGA 26 DERI MË 30 GUSHT

D272D3E0-3889-4C21-99FB-55A0BD18C6D2

“Mbrëmjet Strugane të Poezisë” si një nga festivalet më të vjetra dhe më të rëndësishme botërore të poezisë do të mbahen edhe këtë vit, në terminin e zakonshëm, në fund të Gushtit me respektimin e plotë të masave më të reja anti-covid – thueht në një komunikatë nga organizatorët.

“Me zhvillimet e fundit, festivali do të organizohet me prezencë fizike të poetëve të vendit dhe pjesës më të madhe të pjesëmarrësve të ftuar jashtë vendit. Një pjesë e vogël e poetëve të huaj, për shkaqe objective nuk do të jenë fizikisht të pranishëm por do të prezantohen përmes vide-leximeve, që do të jenë pjesë përbërëse e festivalit”

Organizatori njofton se fjalim special dhe vide-leximi ka përgatitur edhe laureatja e sivjetshme e Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, poetja britanike Kerol En Dafi, që ka paralajmëruar praninë e saj fizike në edicionin e vitit 2022 të festivalit.

“Edhe pse fillimisht ishte paralajmëruar si mysafir special të edicionit jubilar të MSP-së, laureati i vitit të kaluar Amir Or për shkaqe objective ka qenë i detyruar ta anulojë prezencën e tij fizike për edicionin e ardhshëm”

Program ii festivalit do të zhvillohet nga 26 deri më 30 Gusht dhe do t`i mbajë përmbajtjet tashmë të njohura programore të festivalit.

Konform masave të reja anti-covid, këtë vit, sikurse vitin e kaluar, hapja dhe mbyllja solemne e Festivalit do të mbahet në verandën e mbuluar të Hotelit “Drim”. Ditëve tjera, program ii paraditës parashihet të mbahet në Sallën e Kongreseve në Hotel “Drim”, kurse ai i natës në skenën verore të Qendrës për Kulturë “Vëllezërit Miladinovi”. Prania e publikut do të jetë e kufizuar conform masave të reja, kurse Programi i festivalit, tërësisht do të transmetohet në kanalin zyrtar të MSP-së. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia