close
Bota

Mbretëresha e Spanjës kritikohet për veshjen e saj

letizia

Mbretëresha tregon barkun e saj me fustan të prerë në ngjarjen e Kryqit të Kuq Botëror

Mbretëresha e Spanjës, Letizia së fundmi ka ngjallur shumë polemika me veshjen e saj në një ngjarje të Ditës Botërore të Kryqit të Kuq.

49-vjeçarja u shfaq e veshur me një fustan ngjyrë rozë të gjatë nga marka spanjolle Cayro Ëoman, me mëngë të gjata dhe pak të fryra. Por detaji që mori vëmendjen e të gjithëve ishte fustani tek pjesa e barkut që ishte e pambuluar.

Menjëherë pas fotove, në rrjetet sociale nuk vonuan kritika e shumta ku komentuesit pyesnin nëse një veshje e tillë është e përshtatshme për një mbretëreshë. “Nuk është i përshtatshëm për një takim institucional, përfundimisht jo për një Mbretëreshë?”, ishin disa prej komenteve.

Megjithatë, si rrallë herë kritika u përqendruan edhe në koston e fustanit i cili kushtonte 65 Dollarë, me disa që thonë se ajo mund të kishte shpenzuar pak më shumë dhe të zgjidhte një fustan të denjë për një Mbretëreshë. Përpara se të martohej me Mbretin në vitin 2004 Letizia ka punuar si gazetare. Ajo ishte gjithashtu spikere lajmesh dhe mbuloi zgjedhjet presidenciale të vitit 2000 në SHBA.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia