close
Top LajmeVendi

MBUSHNI BATERITË E CELULARËVE, ROAMINGU PA PAGESË NË RAJON

F1099F6B-007E-4139-9DFF-DF61DA8E9934

SFIDA E RADHËS: ROAMING PA PAGESË MES BALLKANIT DHE BE-së


Duke filluar nga 1 korriku, i gjithë Ballkani Perëndimor do të jetë një zonë, ku roamingu do të jetë falas. Kostot e roamingut midis Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të jenë zero.

Ky është suksesi historik i Ballkanit Perëndimor që erdhi si rezultat i negociatave gati tre vjeçare, të lehtësuara nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal dhe Bashkimi Evropian, pas të cilave përfaqësuesit e të gjitha qeverive të Rajonit  nënshkruan marrëveshjen, në Prill 2019, duke rënë dakord që së pari të ulnin gradualisht çmimet e Roaming dhe përfundimisht t’i zeronin ato duke filluar nga 1 korrik 2021.

Nga 1 Korriku, sic thuhet në komunikatë, jemi gati që të nisim punën intensive për një tjetër sfidë: tarifa zero në roaming edhe mes Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së.

Këshilli I Bashkëpunimit rajonal, thotë se ky proces do të sjellë rezultate të vërteta dhe të prekshme për qytetarët dhe  Tregut të Përbashkët Rajonal

Për të festuar këtë datë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), me mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, më 1 Korrik nga ora 19.00 do të organizojë një festë me artistë të Ballkanit Perëndimor, një koncert me grupe muzikore dhe DJ nga i gjithë rajoni. Ngjarja do të mbahet në Plazhin e Oteshevës në Liqenin e Prespës – Maqedonia e Veriut. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia