close
Top LajmeVendi

MBYLLJA E LOKALEVE: INSPEKTORËVE U RRITEN KOMPETENCAT

F46C8454-003C-4022-93E0-14F4A50DCB7D

MUNDËSI PËR MBYLLJEN E LOKALEVE DHE SHQIPTIMIT TË GJOBAVE


Inspektoratet shtetërore, sipas propozimit të Qeverisë për ndryshime ligjore, do të marrin kompetenca për shqiptimin e ndalesës për ushtrimin e veprimtarisë të subjekteve juridike, të cilat i shkelin protokollet për mospërhapje të virusit korona. Kjo pritet të mundësojë kontroll më efikas të zbatimit të protokolleve shëndetësore në objektet gastronomike dhe tregtare, transportuesit dhe fabrikat. Dënimet në para në varësi të madhësisë së kompanisë, do të jenë nga 2500 deri në 30.000 euro.


Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjet për kontroll të inspektorëve, me qëllim që në mënyrë më rigoroze të zbatohen protokollet shëndetësore anti-covid, përkatësisht të gjithë inspektorët shtetërorë të mund të mbyllin objektet në qoftë se nuk respektohen protokollet për kontroll të sëmundjes.

“Me ndryshimet e reja ligjore autorizim të këtillë për shqiptim të ndalesës për punë dhe urdhër pagese për kundërvajtje, krahas inspektoratit shtetëror sanitar, do të kenë edhe inspektorati i punës, i transportit dhe inspektoratet tjera në nivel qendror dhe lokal. Konkretisht në qoftë se inspektorët  konstatojnë shkelje të protokolleve do të mund në vendin e ngajrjes të shqiptojnë ndalesë të përkohshme të ushtrimit të veprimtarisë nga 10 deri në 30 ditë, të subjekteve juridike që nuk i respektojnë masat.” tha Zv/Kryeministri – Lupço Nikolovski

 

Drejtoresha e Këshillit të Inspektorëve, Magdalena Grashkoska, i numëroi gjobat më të larta të cilat me ndryshimet ligjore do të shqiptohen nga ana e inspektorëve. 


“Me ndryshimet është parashikuar për mikrondërmarrjet, që kanë shkelur ndonjërin nga protokollet, të shqiptohet gjobë prej 2500 deri në 3000 euro, për ndërmarrjet e vogla është parashikuar gjobë prej 5500 deri në 6000 euro, për ndërmarrjet e mesme prej 17.500 deri në 18.500 euro dhe për ndërmarrjet e mëdha gjobë në vlerë nga 25.000 deri në 30.000 euro. Gjithashtu janë parashikuar edhe gjoba për përsonin përgjegjës të subjektit juridik.”
thotë Magdalena Grashkovska nga Këshilli i Inspektorëve


Kompetenca më të mëdha këtyre ditëve kërkoi drejtori i Inspektoratit të tregut, Stojko Paunovski, pasiqë gjatë fundjavës u vërtetuan një sërë shkelje në raport me masat anti-covid në kafenetë në Shkup, por edhe në lokalet për dasma, të organizuara në Tetovë dhe në qytete të tjera. Inspektorët në pesë ditët e para të muajit tetor kanë kryer mbi 600 kontrolle për respektimin e masave anti-covid dhe janë marrë dhjetëra vendime dhe kallëzime për kundërvajtje./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia