close
Sport

MË 16 JANAR NDESHJE KONTROLLUESE SHKËNDIJA-RENOVA

shkendija

Mevlan Adili ndahet miqësisht me kuqezinjtë


Kampioni vjeshtor në Ligën e Parë të Maqedonisë, klubi i futbollit Shkëndija, përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit që i ka filluar më 4 janar, është duke i zhvilluar sipas planit të hartuar nga stafi teknik që drejtohet nga trajneri Qatip Osmani. Ekipi deri më datën 21 janar do të punojë në Tetovë.

Ndërkohë tanimë është zyrtare se ndeshja e parë kontrolluese do të zhvillohet më 16 janar në Qendrën sportive në Tetovë, ndërsa katër ditë më pas do të përballen me ekipin Makedonija Gj.P. Sipas plan-programit ekipi më datën 22 janar do të udhëtoj në Antalia të Turqisë ku do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve dhe katër ndeshje kontrolluese me ekipe të njohura.

Sa i përket lëvizjeve të futbollistëve deri më tani akoma nuk është zyrtarizuar ndonjë prurje e re edhe pse flitet se do të ketë dy apo tre përforcime kualitative. Ndërkohë që nga ekipi është larguar qendërmbrojtësi Mevlan Adili, për të cilin nuk ka informata se ku do të vazhdojë karrierën e tij. /Shaban Sinani/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia