close
Vendi

MË 23 SHTATOR NËNAT DHE TË SËMURIT KRONIK TI KTHEHEN PUNËS

12032020_vrsm_17-ta_sednica_1

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e katërt vendosi që nënat që e kanë kryer pushimin e lehonisë dhe të sëmurët kronik, të kthehen në punë prej 23 shtatorit, të tjerët të cilët për shkak të gjendjes shëndetësore e kanë të nevojshëm zgjatjen e pushimit duhet të marrin vërtetim nga mjekët specialist.

Nga 23 shtatori, duhet të khehen në punë prindërit e fëmijëve deri në gjashtë vjeç, të sëmurët kronikë dhe gratë që shfrytëzojnë pushimin e zgjatur të lindjes, kështu vendosi qeveria e RMV-së në seancën e katërt. Personat e tjerë të cilët për shkak të diagnozës apo gjendjes së tyre nuk mund të kthehen në vendet e punës, duhet të marrin vërtetim për arsyetim të mungesës.

“Të punësuarit që kanë qenë të liruar në bazë të shfrytëzimit të pushimit të lindjes, duke filluar nga 23 shtatori i vitit 2020, do të kthehen në vendet e punës dhe në kryerjen e rregullt të punëve.Poashtu në punë do të rikthehen edhe prindërit e fëmijëve të tjerë që kanë qenë të liruar nga puna gjatë kohës së pandemisë, si masë kundër përhapjes së virusit korona.”

Në lidhje me vendimin e Qeverisë, kanë reaguar nga Shoqata e nënave të vetme “Njëra mundet!”. Nga kjo shoqatë kanë paralajmëruar protestë përpara qeverisë, ditën e enjte, nga ora 17:30 deri në orën 19:00.
Kërkesa e nënave është që pushimi i lindjes të vazhdohet deri në fund të vitit siç ishte paralajmëruar më parë./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia