Me 78 vota pro dhe 4 kundër, Bajram Begaj zgjidhet President i Republikës

Bajram Begaj është zgjedhur President i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro dhe 4 kundër dhe 1 abstenim.

Për zgjedhjen e Presidentit të ri, 83 deputetë të Kuvendit kanë marrë pjesë në votim.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kandidatura e Bajram Begajt për president, e firmosur nga 37 deputetë të Partisë Socialiste, është mbështetur gjatë seancës plenare të ezaurimit të raundin e katërt.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka gjatë fjalës së saj në Foltoren e Kuvendit është shprehur se Begaj plotëson kriteret formale, kushtetuese dhe ligjore.

Edhe pse nuk u arrit një konsensus me opozitën për një kandidat të përbashkët, Kryeministri Rama tha më herët se i gëzohet faktit që Begaj ishte një figurë që u zgjodh konsensualisht nga kryesia socialiste.

Kujtojmë se Begaj është liruar nga radhët e ushtrisë pasi Presidenti Meta firmosi dekretin për dorëheqjen e tij nga Stambolli, ku gjendet për një vizitë dhe e postoi momentin e hedhjes së firmës në rrjetet sociale./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share