close
Top LajmeVendi

ME “SPUTNIK V” JANË VAKSINUAR 7.500 QYTETARË

Screenshot_5

FILIPÇE: NË DISPOZICION TË SHËNDETIT PUBLIK, MJEKË NGA SPITALE PRIVATE


Ka arritur në 7500 numri i punonjësve të infrastrukturës kritike që vaksinohen me vaksinën ruse “Sputnik V”. Sot në rradhë për imunzim ishin pjestarët e armatës dhe mësimdhënësit që procesin arsimorë e zhvillojnë me prezencë fizike. Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe siguron imunizim pa ndërprerje duke nënvizuar se gjatë këtij muaji pritet të arrijnë sasitë e reja të vaksinave.

VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Sipas informacioneve vaksinat Astra Zeneka, më tej vaksinat Fajzer pritet që vijnë këtë muaj, vaksinat kineze gjithashtu. Kështu që, deri në fund të muajit të gjitha këto vaksina që i përmenda grupet e imunizimit, të personave të moshuar dhe të grupit të infrastrukturës kritike, do të fitojnë edhe doza tjera të vaksinave. Vaksinat Sputnik janë në sallën Boris Trajkovski dhe sipas dinamikës së përdorimi dhe aplikimit ato janë diku 2500 në ditë. Kjo don të thotë se rreth 7500 tashmë janë përdorur ose do të përdoren përfshirë edhe ditën e sotme”.

Duke folur për çmimet e larta për mjekim në spitalet private, “Remedika”, “Zhan Mitrev” dhe “Sistina”, Filipçe tha se shteti nuk ka mënyrë formale juridike për t’I detyruar spitalet private të ulin çmiet për mjekim.

VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Edhe pse bëra apel që t’i ulin çmimet sepse është krizë, sepse është pandemi, doktor Zhan Mitrev shprehi gatishmëri dhe tha se sot do të njoftoj se a do t’i ulë çmimet për një përqindje të caktuar. Kurse nga “Sistina”, qartë më thanë se këtë nuk do të mund ta bëjnë sepse kjo nuk ka logjikë ekonomike”.

Kujtojmë se 8 mjekë nga këto spitale private, gjegjësisht 5 mjekë nga “Sistina”, 2 nga “Remedika” dhe 1 nga “Zhan Mitrev”, do të përfshihen ne sistemin e rotacionit të klinikave shtetërore në Shkup. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia