close
Bota

ME SYTË NGA QIELLI, THATËSIRA VRET KAFSHËT

thatesira.jpg

Të paktën 26 milionë njerëz po vuajnë krizën e urisë për shkak të mungesës së shirave dhe stinëve ekstremisht të thata në Bririn e Afrikës. Tokat e mbetura djerrë në Kenia, Somali e Etiopi mendohet të vazhdojnë kështu deri në 2022 duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe botës së egër.

Sipas një raportimi nga “BBC”, gjirafa të ngordhura mund të shihen brenda rezervateve dhe habitateve të tyre. Brenda disa muajve janë gjetur të paktën 11 prej tyre dhe nuk bëhet fjalë vetëm për to, por edhe bimë e kafshë të tjera. Kjo është kriza më e keqe e thatësirës që vendi po kalon që prej vitit 2011.

Në Kenian veriore, 70% e bagëtisë ka ngordhur, por edhe në një pjesë të madhe të Afrikës lindore. Për shkak të konflikteve mes Somalisë e Etiopisë, është e vështirë të përcaktohet impakti i plotë i thatësirës. Bagëtia është pasuria e vetme e njerëzve, burimi i tyre kryesor i ushqimit dhe jetës.

Kryetari i zonës së Dabley raporton se kanë mbetur vetëm 30 lopë dhe kanë ngordhur 140 prej tyre. Ajo pak çka mbetur nuk ka se ç’të hajë dhe kërcënon seriozisht mbijetesën e banorëve, të cilët shprehen:

Humbja është shkatërruese. Nuk mund të bëj asgjë për t’i shpëtuar. Thjesht lutem që të bjerë shi. Kopeja është gjithçka për mua”.

Çdo ditë është një luftë me jetën. Çdo ditë ka më shumë humbje dhe sy që i drejtohen qiellit./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia