Me të ashtuquajturin radar nate shqiptohen 46 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në territorin e SPB Tetovë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se gjatë mbrëmjes së kaluar (27/28.07.2022) në intervalin kohor nga ora 22:00 deri më 03:00 Ministria e Punëve të Brendshme me radar të posaçëm për inçizim në kushte të natës, realizoi kontrollim të intensifikuar aksional në territorin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë për sanksionimin e shoferëve të cilët me automjetet e tyre qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar. Gjatë këtij aksioni janë sanksionuar 46 shoferë, prej tyre 36 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banimit, kurse 10 shoferë jashtë vendeve të banimit.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MPB apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share