close
Top LajmeVendi

MEDIA GREKE: KAZINO NË RMV JAPIN CERTIFIKATA TË RREJSHME PËR COVID-19

certifikat-vaksinimi-covid-19-korona-921×614

TESTE NEGATIVE PËR KLIENTËT E KAZINOSË


Mediat greke kanë publikuar një storje ku pohohet se një kazino në afërsi të vendkalimit kufitar me Greqinë, vizitorëve u siguron certifikata të rrejshme negative të testimit, që ata mund të kthehen në Greqi. MPB thotë se po punon për zbardhjen e këtij rasti.

Certifikata të rrejshme po jepen në një kazino në Maqedoninë e Veriut në afërsi të vendkalimit kufitar Dojran-Dojrani në territorin e vendit. Atje ku ofrohet mundësia për bixhoz, alkool dhe zbavitje – 24 orë në ditë , ata japin certifikata për test të shpejtë negativ – shkruajnë mediat greke.

Sipas televizionit grek OPEN, rastet ishin zbuluar kur gjatë një dite 45 udhëtarëve u është bërë testi I shpejtë në kufi, kurse 9 kishin rezultuar pozitiv.

Televizioni thotë se disa nga Kazinotë, klientëve ua japin testin e shpejtë me rezultat negativ, një dokument autentik, pa bërë asnjë testim.

Në thelb kjo është fabrikë. Menaxherët e kazinove në vendin fqinj gjejnë mënyra që t`I edukojnë klientët e tyre për shkak se kushtet në rritje sanitare I dekurajojnë shumicën që të shkojnë e ta kërkojnë fatin. Që të mos i humbin klientët ata kanë sajuar këtë mënyrë – shkruajnë mediat greke.

Nga Ministria e Brendshme kanë thënë se lidhur me këtë rast nuk ka mbërritur asnjë denoncim për kazino në Dojran ku jepen covid-certifikata të falsifikuara, por se do ta kontrollojnë këtë rast. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia