close
Rajoni

MEDIAT BOTËRORE: SREBRENICA – KRYEQYTETI I DHIMBJES  

a-bosnian-muslim-woman-survivor-of-sreb

Mediat botërore i kanë kushtuar rëndësi të veçantë 24 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, ku shumica e kanë quajtur masakrën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore. Media të veçanta sikurse Asian Image, gjenocidin në Srebrenicë e ka barazuar me holokaustin.

Edicioni i gazetës Dejli Sabah për Ballkanin, në prag të këtij përvjetori, ka transmetuar thirrjet e nënave të Srebrenicës drejtuar Organizatave për të drejtat e njeriut dhe Këshillit të Evropës që 11 Korrikun ta pranojnë si ditë zyrtare të përkujtimit të viktimave.

Në paralajmërimin e varrimit dhe përkujtimit në vendin e quajtur Potochari, me titullin “Srebrenica çdo 11 Korrik –Kryeqyteti i dhimbjes” Dojche Vele shkruan për jehonën e marshit të paqës për Srebrenicën.

Uashington Post ka rikujtuar faktin se në këtë enklavë që ka qenë nën mbrojtje të OKB-së, janë vrarë mbi 8000 njerëz.

Asian Image me seli në Britani të Madhe ka publikuar se në Katedralën e qytetit Blekburn do të mbahet një manifestim i veçantë ku do të nderohen viktimat e Srebrenicës.

Gazeta e Sllovenisë “Vecher” shkruan se më 11 Korrik në Srebrenicë sërish do të dëgjohen klithmat e dhimbjes. Autorja e tekstit rikujton se pavarësisht aktgjykimeve të ndryshme ndërkombëtare se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocidi, autoritetet e Serbisë dhe entitetit të Republikës serbe, ende mohojnë këtë fakt, duke shtuar se në përkujtimin e sivjetshëm nuk do të ketë përfaqësues të tyre.

Me anë të një storje për Srebrenicën gazetar i BBC-së Alan Little ka shkruar se liderët serb kanë manipuluar me historinë për të nxitur dhunën ekstreme ndj myslimanëve, që kulminoi me Srebrenicën. Ai ka theksuar se një urrejtje e këtillë shtë edhe frymëzim për të djathtën e sotme ekstreme.

Në tekstin me titull “Gjenocidi në Srebrenicë 24 vite pas: Shërimi ende larg”, Vatikan Njuz thotë se qëllimi i gjenocidit ka qenë asgjësimi i bosnjakëve nga ky rajon.  /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia