Mediat italiane, elozhe për Kristjan Asllanin

Talenti shqiptar, një hap larg kalimit te Interi

Kristjan Asllani është një lojtarët më me perspektivë në sezonin e fundit të Serie A. Inter është një hap larg blerjes së tij. 20-vjeçari i Empoli përfundoi një kampionat të shkëlqyer me 23 ndeshje dhe 1 gol, plus debutimin e tij në kombëtaren shqiptare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gazzetta dello Sport duke u bazuar te këto të dhëna dhe gjykimi te FIFA-s për parametrat tregon se çfarë pritet në të ardhmen. Asllani vlerësohet me 63 pikë nga 100 dhe kjo justifikohet pasi ishte në paraqitjen e tij të parë jo vetëm në Serie A, por në të gjithë serinë FIFA.

Ekuilibri është karakteristika më e dukshme te mesfushori shqiptar që merr vlerësim të lartë për këtë cilësi, e thënë më qartë qëndron në këmbë edhe gjatë përplasjeve dhe tërheqjes nga kundërshtarët.

Vlerësohen gjithashtu edhe pasimet e shkurtra. Shkëputja, shpejtësia, fuqia e goditjes dhe rezistenca janë në një mesatare të lartë. E ardhmja parashikohet e ndritur.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share