close
Bota

Mediat: SHBA ndihmoi Ukrainën të fundoste anijen Moskva

1200-630-625ee02f33586

SHBA i ka siguruar Ukrainës informacione inteligjente për ta ndihmuar që të fundoste luftanijen Moskva. Ky lajm raportohet nga disa media të ndryshme në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarë anonimë thanë se Ukraina ka pyetur SHBA-në për një anije që lundronte në jug të Odesa-s. SHBA tha se ishte anija Moskva dhe e ka ndihmuar që të gjente vendndodhjen e saj. Më pas, Ukraina e sulmoi me dy raketa.

Një zëdhënës i Pentagonit tha se SHBA ia dha informacionin Ukrainas për të mbrojtur veten. Më herët, John Kirby mohoi raportimet në media, që SHBA i kishte siguruar Ukrainës informacione rreth vendndodhjeve të gjeneralëve të lartë rusë në frontin e luftës, në mënyrë që forcat ukrainase t’i vrisnin ata.

“Ne nuk japim informacione për vendndodhjen e liderëve të lartë ushtarakë në fushën e betejës dhe nuk marrim pjesë në vendimet e shënjestrës së ushtrisë ukrainase,” tha ai.

Kirby tha se Ukraina ka kombinuar informacionin që SHBA-ja dhe të tjerët kanë ofruar me inteligjencën e tyre në fushën e betejës.

“Pastaj ata marrin vendimet dhe veprimet e tyre”, tha ai./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia