close
Vendi

MEGJASHI: 10 % E FËMIJËVE VIKTIMË E DHUNËS

Screenshot_7

AJDARI: SHUMË PAK RAPORTOHET DHUNA NDAJ FËMIJËVE


“Edhe fjalët lëndojnë” është motoja e fushatave në vitet e fundit sa I përket organizimeve të Ambasadës së parë të fëmijëve në botë “Megjashi”. Fatmire Ajdari përfaqësuese e e kësaj ambasade për programin Happy Day vecoi bullizmin I cili është theksi kryesor I të gjitha fushatave pasi që I njejti është shumë i pranishëm nëpër shkolla, sipas saj dhuna nis në rrjetet sociale me fjalët e ndyta dhe kalon shumë shpejtë në dhunë psiqike dhe përfundon me atë fiziken.

Nëse analizohet situata aktuale, shumë pak raportohet dhuna ndaj fëmijëve u shpreh Fatmire Ajdari nga Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi”, ajo vlerëson se dhuna fizike është faza e fundit andaj kjo ambasadë inkurajon  që të denoncohen rastet e dhunës, nëse e njëjta heshtet sipas saj,  atëhere e mund të zmadhohet dhe ka pasoja të mëdha.

“Ka shumë arsye, ndoshta është edhe frika, ndoshta është edhe vetëdijësimi, ndoshta disa edhe nuk e njohin dhunën, psh; dhuna psikologjike është e pranishme kudo, mirëpo ajo shumë pak njihet si dhunë, për arsye se fatkeqësisht më tepër njihet dhuna fizike”. tha Fatmire Ajdari – Ambasada e Parë e Fëmijëve Në Botë “MEGJASHI”

Sipas raporteve të Uneskos numri I dhunës në familje por edhe I dhunës ndaj fëmijëve është rritur gjatë periudhës së pandemisë, ku faktorët janë të ndryshëm si: gjendja ekonomike, stresi, si dhe humbja e të, sipas Ajdarit edhe mësimi online është një lloj dhune psikologjike për fëmijët.

“Është dhunë psikologjike,për arsye se jo të gjithë fëmijët në këtë rast mund të ndjekin mësimin dmth arsimimi është e drejta elementare e do fëmije prandaj unë uroj që kjo situatë të tejkalohet sa më shpejtë dhe të zgjidhet në mënyrën më të mirë të duhur”. tha Fatmire Ajdari

Sipas hulumtimit të “Megjashit” 10 % e fëmijëve kanë qenë viktimë e dhunës, përderisa 20 % e tyre njohin dikënd që ka qenë viktimë e dhunës, ku fëmijët shpesh e potencojnë dhunën ndaj bashkëmoshatarëve . Në kuadër të programit për arsim paqësor ku realizohet një analizë komperative, konkretisht prej vitit 2011 deri në vitin 2019 është evidente se në shkollat e mesme egzistojnë shumë lloje të dhunës si ofendimi, dëmitimet e inventarëve të shkollës, si dhe ofendimi nxënës – professor dhe anasjelltas. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia