close
Bota

MEKË: PANDEMIA KUFIZON KURBAN BAJRAMIN

download

Të veshur me të bardha, me maska dhe duke e ruajtur distancën, pelegrinët përshkuan shtatë herë Qaben. Ata u falën në grupe të vogla dhe çdo lëvizje e tyre monitorohej nga ekspertë shëndetësorë. Struktura më e shenjtë e besimit Islam, Qabja, nuk kishte parë kurrë kaq pak pelegrinë, vetëm 1000 dhe të gjithë nga Arabia Saudite. Për herë të parë në epokën moderne, në mes të përpjekjeve për të frenuar Covid-19, myslimanët nga jashtë nuk ishin në gjendje të merrnin pjesë në pelegrinazh. Zakonisht 2.5 milionë myslimanë vizitojnë vendet më të shenjta të Islamit në Mekë dhe Medinë për pelegrinazh./Agjencitë

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia