close
Bota

MEKSIKË, GJENDEN 10 TË VDEKUR BRENDA NJË MAKINE NË SHESHIN E QYTETIT

mexico

Dy persona janë arrestuar pas gjetjes së 10 viktimave brenda një makine në qytetin e Zakatekas, Meksikë.

Mjeti i dyshimtë, një Mazda SUV ishte lënë jashtë ndërtesës së një qeveritari meksikan, në një shesh publik të ndriçuar nga zbukurime e drita Krishtlindjesh. Guvernatori David Monreal u shpreh se në të ndodheshin trupa me shenja të dukshme rrahjesh e të nxira. Në një video të filmuar nga sheshi, ai deklaroi se janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën kriminale.

Ata erdhën për t’i lënë këtu përpara ndërtesës”. Departamenti federal i sigurisë publike tha se një burrë e drejtoi makinën për në shesh, më pas e braktisi dhe u zhduk në një rrugicë. Zakatekas është një nga rajonet më të dhunshme të vendit për shkak të turbullirave të shkaktuara mes grupeve rivale. Në vitin 2021 u regjistruan 1060 vrasje, rreth 260 më shumë se në 2020./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia