Zonja e Parë e SHBA-ve, Melanija Tramp, e cila nesër së bashku me bashkëshortin, Donald Tramp, do të largohen nga Shtëpia e Bardhë, me një video-mesazh iu drejtua amerikanëve. Në video-mesazhin e publikuar në ueb-faqen e Shtëpisë së Badrhë, ajo ka thënë se ka qenë një nder I madh që ishte Zonja e Parë e SHBA-ve.
“Tani kur Donaldi dhe unë jemi duke e përfunduar qëndrimin në Shtëpinë e Bardhë, mendoj për të gjithë njerëzit që I pranova në zemrën time dhe rrëfimet e tyre të pabesueshme për dashuri, patriotizëm dhe vendosmëri’ – thotë Melanija Tram në video-mesazhin.
Duke dhënë lamtumirën, ajo në Tuitter ka falënderuar popullin amerikan duke shruar se fjalët nuk mund ta shprehin thellësinë e falënderimit të saj për privilegjin që të jetë Zonja e Parë e SHBA-ve.
Nesër në Uashington, nën masa të ashpra të sigurisë, është caktuar inaugurimi I Presidentit të ri të SHBA-ve, Xho Bajden dhe Zv/Presidentes Kamala Haris. Kjo për shkak të protestva etë dhunshme para dhe në Kapitol Hil dhe vlerësimeve të shërbimeve federale se janë të mundshme trazira të reja. /KlanMacedonia