close
Top LajmeVendi

MEMETI PËR REL: SHQETËSUESE GJUHA E URREJTJES

Screenshot_6

Qytetarët ankohen ndaj gjyqësorit, diskriminimit në vendet e punës


Këtë vit është shënuar rritje enorme mbi 50% të numrit të ankesave për diskriminimin ose shqetësimin në vendin e punës. Qytetarët edhe këtë vit më së shumti janë ankuar në punën e pushtetit gjyqësor – thotë Avokati i Popullit Ixhet Memeti në intervistën e së dielës së Radios Evropa e Lirë.

Viti 2019 karakterizohet si vit ku qytetarët më së shumti janë ankuar ndaj punës së pushtetit gjyqësor – thotë Avokati i Popullit Ixhet Memeti duke shtuar se nuk janë anashkaluar edhe fushat tjera si të drejtat e fëmijëve, cështjet sociale, marrëdhëniet në punë, diskriminimi e të ngjashme. Por, sipas Memetit ky vit ka shënuar rritjen mbi 50% të ankesave për diskrimin apo shqetësim në vendin e punës.

“Nga rreth 12 shkelje të konstatuara, vetëm në tre prej tyre janë pranuar rekomandimet tona, ndërsa për tetë të tjera na mbetet t’i udhëzojmë qytetarët të kërkojnë mbrojtje nga gjykata. Duket sikur nuk ka përparim në krahasim me vitin 2018, edhe pse në raport me rekomandimet e përgjithshme kemi pranim më të madh, te rekomandimet individuale pranimi ngec.” – tha Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.

Avokati i Popullit Ixhet Memeti, thotë se gjuha e urrejtjes është gjithnjë e më shumë e pranishme në opinion dhe se nuk ka hetime efektive kundër veprave të këtilla. Kjo dukuri si dhe bulizmi shfaqen edhe tek nxënësit e shkollave fillore e të mesme.

“Në vitin shkollor 2016-2017 dhe 2017-2018 kemi bërë hulumtim dhe erdhëm në konstatimin se gjuha e urrejtjes, përleshjet fizike, fyerjet verbale, zënkat kanë qenë shumë të pranishme në shkolla  dhe në fund kemi dhënë shumë rekomandime. Gjërat e tilla duhet të shkatërrohen, ndërsa që të shkatërrohen duhet të ndërmerren veprime multidisiplinare.”-shprehet Ixhet Memeti – Avokat i Popullit.

Avokati i Popullit është pronocuar edhe rreth përdorimit të tepërt të sedativëve në Shtëpinë Ndëshkuese-Përmirësuese në Tetovë, cështje kjo që ishte vërtetuar nga vetë institucioni I Avokatit të Popullit.

“Shqetësimi ynë, përkatësisht shqetësimi I psikiatrit që punon për ne është se duhet të analizohet a mund t’u jepen  sasi të tilla organizmave të rinj, sepse thonë se janë shumë të forta për ata. Për këtë arsye publikisht apeloj që deputetët të përmbahen nga deklarata të tilla, ndërsa institucionet t’i marrin rekomandimet tona dhe t’i trajtojnë veçmas, përkatësisht ta ekzaminojnë veçmas çdo fëmijë që merr qetësues në atë institucion. Ka edhe zëra të tillë, që duhet të vërtetohen, se qëllimisht u japin qetësues që t’i vënë në gjum, këto janë gjëra shumë të këqia.” -deklaroi Ixhet Memeti – Avokat i Popullit.

Siç thotë Avokati i Popullit tek rastet individuale kanë arritur që në 80-85% të rasteve rekomandimet e tyre pranohen, kurse sa i takon pjesës tjetër qytetarët i drejtojnë që përmes procedurave gjyqësore t’i realizojnë të drejtat e tyre. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia