close
Ekonomi

MEMORANDUM BASHKËPUNIMI OEMVP-MINISTRIA E EKONOMISË

10AF8AC8-AF1A-4506-8DC3-0B0EED2D2819

BIZNESI DO TË KETË QASJE TË DREJTËPËRDREJTË NË VENDIMARRJE


Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perendimore do të emërojë një person adekuat I cili në vazhdimësi do të jetë në kontakt të drejtëpërdrejtë me Ministrinë e Ekonomisë me qëllim bashkëpunimit të vazhdueshëm, transparent dhe në kohë, por njëkohësishtë edhe përcjelljen e e propozimeve për politika më të mira nga të dyja palët. Kryetari i OEMVP-së Nebi Hoxha njoftoi se personi që do të emërohet nga ana e Odës , do të përfshihet në të gjitha aktivitetet në Ministrinë e Ekonomisë.

NEBI HOXHA – KRYETAR I OEMVP-së

Nëpërmjet këtij memorandum bashkepunini ku do të njoftohen për te gjithë ndryshimet e ligjeve dhe jnteresi i OEMVP nË aspektin e perpilimeve te ketyre rregullave me kushte më te mira per biznes të implementohen. Oda do te dergoj nje anetar, dhe te gjitha ndryshimet do te percillen ne oden ekonomike.

Gjatë nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi theksoi se Ministria e Ekonomisë po punon vazhdimisht në përmirësimin e bashkëpunimit me sektorin e biznesit, kryesisht në krijimin e masave dhe programeve që janë në interes të kompanive.

KRESHNIK BEKTESHI – MINISTËR I EKONOMISË

Ne deri më tani kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm por duke marrë parasyshe seriozitetin e këtyre dy institucioneve, vendosëm që ta formalizojmë bashkëpunimin sa I përket edhe politikave të ndryshme të cilët cilat e tangojnë biznesin.

Bekteshi shtoi se me Odat Ekonomike do jenë partner me vetmin qëllim për të sjell politika të cilat do të jenë në favor të biznesit, që do të krijojnë një klimë më të favorshme për bizneset, vende të reja të punësper sidhe siç theksoi ai për ti bërë ato më të konkurueshëm jo vetëm në tregjet e vendit por edhe në ato botërore. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia