close
Top LajmeVendi

MEMORANDUM BASHKËPUNIMI RMV – SLLOVENI

Nënshkruhet Memorandumi për zhvillim ndërkombëtar dhe bashkëpunim me Republikën e Sllovenisë për periudhën 2020 – 2021. Memorandumi është nënshkruar nga Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Omani dhe Ambasadori slloven Milan Jazbec në prani të Kryeministrit Oliver Spasovski dhe Kryeparlamentarit slloven Dejan Zhidan.

Bëhet fjalë për përkrahje mbi dy millionë euro që Qeveria e Sllovenisë i jep për kofinancimin e projekteve infrastrukturore që kanë të bëjnë me furnizimin me ujë të pijshëm në disa komuna dhe përkrahje teknike për proceset eurointegruese.

Memorandumi mundëson që edhe nxënësit e shkollave të mesme nga Maqedonia e Veriut mund të regjistrohen në universitetet e Sllovenisë dhe të studiojnë me kushte të njëjta sikurse studentët slloven.

“Një pjesë e rëndësishme e memorandumit është edhe regjistrimi i studentëve nga Maqedonia në universitetet e Sllovenisë. Thuajse një mijë studentë nga Maqedonia e Veriut studiojnë në Slloveni.” –tha Milan Jazbec, ambasador i Sllovenisë.

Gjatë 15 viteve të kaluara Sllovenia në vendin tonë ka investuar rreth 20 milionë euro. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia