close
Vendi

MENDUH THAÇI URON SHQIPTARËT PËR DITËN E ALFABETIT SHQIP

14AC582E-A0F4-4676-A065-AD8D16F4730B
“Sot, përkujtojmë 112 vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Manastirit ku u themelua Alfabeti i përbashkët shqip, një fitore e madhe që bashkoi shqiptarët anë e mbanë botës me një shtyllë të fuqishme të gjuhës dhe shkollës shqipe.
Populli që kultivon gjuhën e vet, kultivon edhe vlerat e mirëfillta kombëtare. Është obligim i secilit prej nesh që të vazhdojmë misionin tonë kombëtar duke kultivuar vlerat mbi të cilat është ndërtuar kombi ynë, me çka do ta forcojmë bashkëpunimin shpirtëror të shqiptarëve.
Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’iu uroj gjithë shqiptarëve Ditën e Alfabetit Shqip”-thuhet në urimin e Kreut të PDSH-së Menduh Thaçi
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia