close
Rajoni

MËNGJES MES “MIQVE”: TAKOHEN THAÇI, VESELI E HARADINAJ

2BAB3011-104F-43B5-A977-925D13B6C252

TAKIMI NË NJË RESTORANT TË PRISHTINËS


Ndonëse në të kaluarën kanë pasur përplasje të mëdha mes vete, madje kreu I AAK-së më 2018 u detyrua të jap dorëheqje dhe të prish koalicionin që kishte me PDK-në, duke se tashmë I kanë lënë inatet anash.

Presidenti Hashim Thaci, kreu I PDK-së Kadri Veseli dhe ai I AAK-së Ramush Haradinaj janë takuar sot në mëngjes në një nga restoranet e Prishtinës. Takimin e kanë  konfirmuar nga Partia Demokratike e Kosovës por kanë thënë se ishte vetëm një takim mes miqsh.

Ndërkohë Gjykatës speciale I kanë mbetur edhe 2 ditë për konfirmimin ose jo të aktakuzës së pretendruar nga zyra e prokurorit të specializuar.

Tash kur po flitet për një dorëheqje të mundshme të presidentit Hashim Thaci në rast të ngritjes së aktakuzës ndaj tij, apo edhe përfundimin e mandatit që është muaji prill I vitit 2021, është kreu I AAK-së ai që ka shfaqur publikisht ambiciet për president të vendit.

Koalicioni actual qeverisës ka mbi 60 vota ndërsa për zgjedhjen e presidentit nevoiten 80 vota. LDK-ja që është partia më e madhe në koalicion qeverisës thotë se ende është herët të diskutohet për këtë temë.

Kryeministri Avdullah Hoti pati thënë se për këtë temë do të diskutojnë bashkë me opozitën në kohën e duhur, në rast se nuk merren vesh për kandidatin apo kandidaten atëherë vendi shkon në zgjedhje./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia