close
Vendi

MËRGIMTARËT SHPREHIN INTERES PËR TU REGJISTRUAR

C0828265-D68D-4C93-B5E0-401323ACFAE4

MBI 32 MIJË MËRGIMTARË JANË REGJISTRUAR NË MËNYRË ELEKTRONIKE


Nga Enti Shtetërorë për Statistika njoftojnë se që nga nisja e procesit të regjistrimit të diasporës deri më sot janë regjistruar  mbi 32 mërgimtarë. Nga ky institucion bëjnë të ditur se janë tejkaluar problemet për tu future në aplikacion.

Interesi i qytetarëve për tu regjistruar që jetojnë jashtë vendit  vazhdon të rritet në vazhdimi, kështu bëjnë të ditur nga  Enti Shtetërorë për Statistika. Nga ky institucion njoftojnë se që nga 1 marsi deri më sot janë regjistruar gjithsej 32.752 persona nga disapora.ESHS njoftojnë se janë duke monituruar procesin çdo ditë dhe se janë komunikim të vazhdueshëm memërgimtarët. Nga ky institucion njoftojnë se problemet që kishin qytetarët në ditën e pare të regjistrimit për tu future në aplikacion është tejkaluar dhe aplikacioni po funksionon në mënyrë të përsosur.

“Problemi i mos marrjes së mesazhit kthyes në kohë për të hyrë në aplikacion është kapërcyer dhe aplikacioni po funksionon në mënyrë të përsosur. Vetë-regjistrimi për një person zgjat vetëm 10 minuta dhe nuk është aspak i komplikuar”, thonë nga ESHS.

EShS thekson se regjistrim përmes aplikacionit online mund të bëhet deri me 21 mars. Paralelisht me regjistrimin online të diasporës, por zhvillohet edhe regjistrimi i personave të pastrehë në vend, të burgosurve dhe përfaqësuesit diplomatik. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia