close
Sport

MERKATO: ARSENALI ËSHTË SKUADRA E RE E MUSTAFIT?

shkodran Mustafi

Shkodran Mustafi pritet të transferohet te Arsenali. Mbrojtësi shqiptar do ta zëvendësoj Per Mertesackerin e lënduar

Arsen Wenger, menaxheri i Arsenalit, gjatë këtij afati kalimtar, pritet ta transferoj një qendërmbrojtës, pasi nuk do të mund të llogarinë në Per Mertesackerin, i cili do të mungoj rreth 5 muaj shkaku i lëndimit të gjurit.

Sipas tabloidit britanik, Daily Star, në radarin e strategut francez është mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili sezonin e kaluar ka shkëlqyer me Valencinë në La Ligë.

Thuhet se Valencia është e gatshme ta shes lojtarin e përfaqësueses së Gjermanisë për 21 milionë funte (25 milionë euro). Nëse realizohet ky transferim, te Arsenali do të bëhen dy lojtarë shqiptarë. Më herët Granit Xhakai i është bashkuar ekipit londinez. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia