close
Sport

MERKATO: E ARDHMJA E ARDA TURAN-it, LARG BARCELONËS

TURAN

Mesfushori turk Arda Turan po kalon moment të vështirë në karrierë. KLubi i Barcelonës i’a ka bërë me dije se nuk bën pjesë e planeve të saj. Gjasat janë maksimale që turku mos t’i bashkohet fare Barcës në përgatitjet e skuadrës për sezonin e ri pasi sipas gazetës Sport.es.

Futbollisti ka përfunduar në orbitën e Beshiktashit. Kampionët e Turqisë kërkojnë të rikthejnë Arda Turan-in në Stamboll, por këtë herë jo për të mbajtur veshur fanellën e Gallatasaray-it, por atë të Beshiktashit, gjithsesi mbetet për tu parë se cila do të jetë zgjedhja e lojtarit.

Interi është një tjetër skuadër që ka shfaqur interes për mesfushorin e kombëtares turke, por ende nuk ka bërë ndonjë oferte konkrete ndërsa vetë Turan kërkon të transferohet te një klub që merr pjesë në Uefa Champions League. Barcelona nga shitja e Arda Turan kërkon të përfitojë një pjesë të mirë të shumës që shpenzoi për të blerë kartonin e tij nga Atletico e Madridit një vit më parë. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia