close
Sport

MERKATO: EMRAN RAMADANI SËRISH VESH FANELËN E RENOVËS

Emran Ramadani

Futbollisti tetovar Emran Ramadani  pas  një viti si futbollist  i FC Struga Trim Luma nga  dita e djeshme  sërish është  kthyer  në klubin amë duke i bashkangjitur ekipit të Renovës. Lajmin  e bëri  publik  vetë kryetari Lirim Saiti, i  cili tha:“ Emran Ramadani  tani mështë një futbollist më përvojë, cili është i mirëseardhur në ekipin tonë. Kemi firmosur kontratë 1 vjeçare”. Pas arritjes së marrëveshjes  ai menjëherë i është bashkangjitur  ekipit  në përgatitje. vjeçare. Sulmuesi 28 vjeçar Emran Ramadani karrierën e ka filluar  te  shkolla e  futbollit  Dardanët që drejtohen nga  Islam Ibrahimi, ndërsa ka  qenë pjesë e Shkëndijës, Hajdukut të Kullës, Korabit të Dibrës. Nga viti  2013  deri në  verën e vitit 2018 ishte  lojtar standard në ekipin e Renovës, ndërsa  në kampionatin 2018/19 ishte pjesë e Partizanit të Tiranës në kampionatin Shqiptar dhe në kampionatin 2019/20 luajti për ekipin Struga Trim Lum.  Renova deri më tani ka vazhduar bashkëpunimin me Saimir Fetai, Bashkim Velija, Xhelil Abdulla, Argjend Gafuri, Burim Sadiki, Nenad Mishkovski, Remzifaik Selmani, Jasir Selmanin dhe Alush Gavazaj. Drejtuesit e klubit janë në kërkim të angazhimit të futbollistëve cilësorë. Renova nën drejtimin trajnerit Bujar Islami tanimë ka filluar me përgatitje për kampionatin e ri 2020/21, në Ligën e Parë të futbollit që do të fillon më 9 gusht. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia