close
Sport

MERKATO: ENIS BARDHI NË OBJEKTIVIN E ARSENALIT

Enis Bardhi

Nga  edicioni i ri i  në kampionatin e Premier Ligës angleze  numri I futbollistëve  shqiptar  mund  të jetë më I madh

Mesfushori shqiptar që luan në La Liga, Enis Bardhi është objektivi i ri i Arsenalit për repartin e mesfushës dhe  mund të  bashkangjitet ne  ekip me Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi .

24-vjeçari është në top formë këtë edicion, ku ka shënuar katër gola e ka bërë katër asistime.

Mediat spanjolle kanë raportuar se te Levante ka ardhur një ofertë zyrtare nga Arsenali, por që shuma që nuk është bërë me dije.

Topçinjtë e kanë përcjellë prej kohësh shqiptarin dhe janë bindur se duhet transferuar Bardhi në Emirates Stadium.

Megjithatë Arsenali duhet të përshpejtojë për ta mbyllur këtë operacion, pasi Fiorentina është skuadra tjetër që ka bërë ofertë për Bardhin.

Mediat spanjolle raportojnë se në zyrat e Levantes është edhe një ofertë nga Bundesliga, por që emri i klubit gjerman nuk është publikuar.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut ka kontratë me Levanten deri në verën e vitit 2022, ndërsa vlera e tij në tregun e transferimeve sillet rreth 15 milionë euro./KlanMacedonia

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia