close
Sport

MERKATO: FERHAN HASANI- BUBA RIKTHEHET TE SHKËNDIJA

Ferhan Hasani Buba

Ferhan Hasani- Buba nga dita e sotme sërish do ti bashkangjitet ekipit  të tij ku edhe  i ka  filluar hapat e para të futbollit dhe do të vesh fanellën me numër 10, me emblemën e Shkëndijës. Nga drejtuesit e klubit akoma nuk ka konfirmim  zyrtar por në opinion tanimë janë të bindur se kjo punë është kryer  dhe  ai   ndoshta që në seancën e sotme stërvitore do t’i bashkangjitet dhe do të punon nën urdhërat e trajnerit Bruno Akrapoviq

“Buba’ me  ekipin e Shkëndijës ka të fitur dy tituj kampion  në vitin 2010/2011 dhe  vitin 2017/2018  dhe  një Kupë të fituar në sezonion 2015/2016.  Futbollisti tetovar  sukses  ka  pasur  edhe me  ekipin e Helsinkit në Finlandë  në vitin 2020  ku  ka të fituar titullin kampmion dhe Kupën.  Në gjashtë muajt e fundit  pasi  u largua nga  Partizani . Tiranës ai ka  stërvitur individualisht.

Ferhan Hasani si futbollist I ekipit kuqezi ka të gjithsej 120 ndeshje, 63 gola dhe 53 asistime. Në sezonin garues 2017/18  Hasani me  22 gola të shënuar  ishte   ggolashënuesi më I mire në Ligën e Parë të futbollit vendor.  Ferhan Hasani  ka  40 ndeshje  në reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut  dhe  ishte  pjesë reprezentacionit në Euro 2020. Ndërsa në U-21 ka 13 paraqitje dhe 3 gola të shënuar .

Kujtojm se deri ditën e sotme përforcimi i parë i Shkëndijës është Mihaillo Manevski nga Bregallnica e Shtipit, ndërsa nga ekipi janë larguar Armend Alimi, Rubin Hebaj dhe Kamer Qaka. /KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia