close
Sport

MERKATO: GRIEZMANN I THA LAMTUMIRË BARÇËS

75D7D3C8-AE52-400F-808A-3873C26AC9C8

AI SËRISH KTHEHET TE ATLETIKO MADRID


Bomba” e merkatos, e ditës së fundit të saj, 31 gusht, ishte pa dyshim kthimi i Griezmann tek Atlético Madrid. Operacioni u krye “in extremis” mes dy klubeve, me francezin që kthehet në urdhrat e “Cholo” Simeone. Përkundër kohës së tij të ndërprerë te Barça, kampioni i botës më 2018 me Francën donte t’iu thoshte lamtumirë tifozëve katalanas përmes rrjeteve sociale, me letrën e mëposhtme:

“Të dashur Culers. Ju them lamtumirë, duke ju falënderuar për dashurinë tuaj. Kam dhënë gjithçka për këtë fanellë, kam qenë tërësisht i përfshirë në këtë klub të madh, ndaj po largohem i trishtuar që nuk isha në gjendje të gëzoja më shumë me ju në tribuna, por krenar që kam qenë një ju. Rroftë Barça!”

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia