close
Sport

MERKATO: HIGUAIN NËNSHKRUAN ME JUVENTUSIN!

HIGUAIN

Gonzalo Higuain largohet nga Napoli dhe bëhet lojtar i Juventusit. “Pipita” ka zhvilluar vizitat mjekësore në Madrid, dhe ka nënshkruar me bardhezinjtë dëri në 2020-ën, teksa kampionët e Italisë do të paguajnë klauzolën 94 milionë euroshe. Ky është lajmi i raportuar nga media italiane “Sky”, që ka zbuluar gjithashtu edhe se lojtari do të përfitojë 7,5 milionë euro në sezon.

Ndërkohë, “Corriere della Sera” ka bërë të ditur se Gonzalo Higuain ka nënshkruar një kontratë qiraje për një shtëpi në sheshin “Brosio” të Torinos, në lagjen “Crocetta”. Në bazë të asaj që ka shkruar “Corriere”, Higuain e ka vizituar shtëpinë në ditët e kaluara bashkë me vëllanë/menaxher Nicolas dhe në marrëveshjen e arritur me pronarin, duket se janë përfshirë edhe dy abonime për në “Juventus Stadium”. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia