JAPONEZI KEN AKAMATSU NGA NJU MEKSIKO NË PROVË
Klubi i futbollit Renova vazhdon me angazhimin e futbollistëve të rinj për pjesën e dytë të kampionatit ku krahas ekzistencës pretendon mesin e tabelës dhe pse jo edhe pjesën e epërme. Kështu që pas kolumbianit Xhon Edu Mena Perez, Arlind Alitit i cili u huazua nga ekipi i Shkëndijës dhe sllovenin Marko Gajiq, drejtuesit e klubit sot kanë arritur marrëveshje me Fatjon Jusufin i cili nga FC Shkupi sërish kthehet te Renova dhe ka firmosur kontratë 18 mujore, si dhe Arben Tafe i cili vjen nga Bellasica dhe ka firmosur kontratë 1 vjeçare .
Por kur bëhet fjalë për afatin kalimtar dimëror me ekipin e Renovës në provë është edhe një futbollist japonez. Bëhet fjalë për sulmuesin 25 vjeçar Ken Akamatsu nga ekipi FC Nju Meksiko të SHBA-ve, cili me gjasa reale do të bëhet futbollist i ardhshëm i Renovës.
Ndryshe skuadra që drejtohet nga trajneri Qatip Osmani, vazhdon sipas planit përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit, ndërsa më 16 janar do të zhvilloj kontrolluesen e pare kundër ekipit Drita të Bogovinës. /KlanMacedonia