close
Sport

MERKATO: PAJTIM KASAMI NË NOTTINGHAM FOREST

Pajtim Kasami

Pas një aventure me Fulhamin në Premierligë, Pajtim Kasami është rikthyer sërish në ishull, derisa tani do të luajë në ligën e dytë të Anglisë me skuadrën e Nottingham Forest.

Mesfushori i cili luan me Zvicrën, është huazuar për një vit nga skuadra greke Olympiakos.

Në stinorin e shkuar Kasami ka pasur një numër të vogël të paraqitjeve dhe kjo ka ndikuar që ai mos të ftohej në Euro 2016. Kasami më herët ka luajtur edhe në Itali, te skuadra e Palermos. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia