close
Sport

MERKATO: POGBA ARRIN AKORD ME MANÇESTERIN

POGBA

Paul Pogba ka rënë dakord të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare me Mançester United që vlen 220 mijë funta në javë.

Mësohet se një marrëveshje është arritur edhe pse të dy klubet nuk kanë rënë dakord për ndonjë tarifë me mesfushorin francez, shkruan portali arbresh.info.

Sidoqoftë, duket që rekordi për tarifën e transferimeve është thyer nga klubi në Old Trafford që është afër nënshkrimit me shënjestrën e tyre kryesore për transferim këtë verë.

Pogba do të jetë lojtari i tretë i profilit të lartë që Jose Mourinho ka nënshkruar pas arritjes së Zlatan Ibrahimovic dhe Henrikh Mkhitaryan. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia