close
Sport

MERKATO: REAL MADRIDI OFRON 50 MILIONË EURO PËR ANDRE GOMES

ANDRE GOMES

Real Madrid u mendua gjatë, por duket se më në fund e ka bërë zgjedhjen e tij, duke nisur bisedimet me klubin e Valencias për blerjen e mesfushorit portugez Andre Gomes. Shifra që pritet të paguhet është shumë e lartë për një futbollist që do të mbushë 23 vjeç në javën e ardhshme. Florentino Perez ofron 50 milionë euro menjëherë dhe 10 milionë euro të tjera në formën e bonuseve për lojtarin që ishte pjesë e Portugalisë, e cila u shpall kampione e Europës, në Francë.

Lajmin është bërë i ditur nga gazeta spanjolle “Marca”, e cila shkruan se Real Madrid ka bërë ofertën më të lartë për lojtarin që është kërkuar edhe nga Juventus, që arriti të ofrojë deri në 40 milionë euro. Tani topi kalon në fushën e Valencia, që në ditët e para të merkatos pretendonte 80 milionë euro për Gomes, por oferta e Realit duket me të vërtetë e parefuzueshme. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia