close
Sport

MERKATO: RENOVA ME DY PËRFORCIME TË REJA

IMG_7043

Vetëm dy ditë para përfundimit të merkatos dimërore skuadra e  Renovës gjatë ditës së sotme ka angazhuar edhe dy përforcime shumë të rëndësishme. Bëhet fjalë për mesfushorin Muhamed Useini ish  futbollist  i Shkëndijës , Rabotniçkit dhe Renovës i cili në 18 muajt  e fundit  isht  pjesë e Flamurtarit të Vlorës në kampionatin Shqiptarë dhe portierit serb Urosh Gjuriq i cili vinë nga Dinamo e Vranjës. Dy  prurjet e reja pas arritjes së marrëveshjes për Klan Maqedoni  deklaruan se do të japin maksimumin në ekipin e Renovës.

“Dihet që kthehem në një vend  ku kam qenë më herët. Mund vetëm  t,ju premtoj që do japi maksimumin si gjithmonë, të bëjë ndeshjew të mira për vete  dhe  gjithashtu që ti ndihmojë klubit që të arrijë atje  ku  që do” deklaroi Muhamed Useini futbollisti i Renovës.

“Nga une pritet që të mbrojë mirë, të pranojmë sa më pak gola. Unë për  këtë do ju bindë. Futbollin e Maqedonisë nuk e njohë  por  do ta  njohë pasi  nuk  ka dallim të madh me at të Serbisë. Kështuqë çdo gjë do të jetë ashtu siç thash” deklaroi  Urosh Gjuriq portier i Renovës.

Pos Muahmed Useinit dhe portieri Renova në këatë afat kalimtar ka  angazhuar edhe Ermedin Ademin, Emannuel Mbella-n, Burhan Mustafovin, Bojan Miovskin. Ersen Fetain, Nehar Sadikin  dhe portierit Vullnet Islami. Dy prurjet e reja do të debutojnë nesër në ndeshjen kontrolluese me ekipin e Teteksit. /Shaban Sinani/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia