close
Sport

MERKATO: SHERIF KALLAKU TRANSFEROHET NË ZAGREB

thumbnail_Sherif kallaku ne zagreb

Futbollisti i talentuar shqiptar, Sherif Kallaku tashmë edhe zyrtarisht është larguar nga Teuta e Durrësit për të kaluar te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit.

Kjo është konfirmuar nga vetë klubi durrsak nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

Kallaku largohet kështu pas dy viteve të shkëlqyera me Teutën, për të provuar eksperiencën e parë jashtë vendit.

Gjithashtu bëhet me dije, se futbollisti 22-vjeçar ka nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me Lokomotivën e Zagrebit, të cilët do mundohet ta përdorë si trampolinë për më lart. Vlera e transferim është 250 mijë euro./Shaban Sinani / KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia