close
Sport

MERKATO:RUBIN HEBAJ BËHET FUTBOLLIST I SHKËNDIJËS

B64F8286-C405-44E2-9562-71521D023943

AI KA FIRMOS KONTRATË  2,5 VITE ME EKIPIN KUQ E ZI


Rubin Hebaj zyrtarisht është i Shkëndijës. Sulmuesi shkodran, pas largimit nga Teuta, u kontaktua nga kuqezinjtë dhe prej ditës së djeshme ishte në Tetovë. Parimisht palët e kishin gjetur akordin, ndërkohë që sot sulmuesi kreu vizitat mjekësore dhe  firmosi  me ekipin kuqezi nënshkroi kontratë  për  2.5 vite .

Në njoftimin  zyrtar në  faqen e klubit tetovar thuhet : “ KF Shkëndija me kënaqësi komunikon marrëveshjen me Rubin Hebajn. Palët kanë gjetur akordin dhe është firmosur kontratë për 2.5 vite.   Pas firmosjes së kontratës  me ekipin  tetovar sulmuesi  22 vjeçar  nga  Shkodra  ka deklaruar  se ndihet  shumë mire  pasi të  gjithë në  klub e kanë pritur   shumë mire.

 “Kohët e fundit Shkëndija ka bërë shumë mirë si në kampionatin maqedonas, ashtu edhe në Europë dhe gjithmonë në mesin e ekipeve shqiptarë që i kam ndjekur edhe në televizor ka qenë edhe Shkëndija për arritjet që ka pas. Gjithsesi vetë projekti i klubit më bëri të pranoj dhe me ardhë të firmos kontratën këtu për të bërë më të mirën për klubin.”  ka  deklaruar Rubin HEBAJ

 

Hebaj  në ekipin  kuqezi  të Tetovës  vjenë Teuta e Durrësit, ndërsa  ka luajtur  në Domzhale  të Sllovenisë, Partizanin e Tiranës, Vorskla të Ukrainës. Ai ka lujatur  edhe  për  kombëtaren e Shqipërisë  në kategoritë U17, U19 dhe U21.              Hebaj është përforcimi i parë i Shkëndijës në merkaton e janarit  por jo edhe  I  fundit  pasi   lideri në renditjen e tabelës  do të angazhon së paku edhe një apo dy përforcime  tjera cilësore. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia