close
Vendi

MERKEL: NUK E DIJMË NËSE ME KOHË DO TË DAKORDOHEN SHKUPI DHE SOFJA

62F11CA4-57B3-4DCF-8940-870D72BCDD6D

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se BE-ja po përballet me vështirësi për të mundësuar mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut. Ajo ka theksuar se nuk e di nëse do të ketë kohë që konferenca të ndodh deri në fund të kryesimit gjerman me BE-në, për shkak se Bullgaria dhe RMV-ja duhet të dakordohen.

“I kemi kushtuar vëmendje të madhe Ballkanit Perëndimor. Procesi I Berlinit u trega si iniciativë e mirë që jep rezultate. Por, kemi vështirësi të mundësojmë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut. Shqipëria ka bërë progress të amdh, porn ë rastin e RMV-së cështja është do të arrijmë në kohë, për shkak se ka nevojë për bisedime mes Sofjes dhe Shkupit” ka deklaruar kancelarja Angela Merkel në videokonferencën e sotme me deputetë nga e gjithë Evropa, të publikuar në ueb-faqen e saj zyrtare. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia