close
Top LajmeVendi

MERKEL: NUK MUND TA PARASHIKONIM VETON BULLGARE

2CBF4849-75F3-4D2C-B001-EEA9AA0FA1AC

Në press-konferencën pas takimit virtual me liderët e gjashtë vendeve ballkanike, Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka përshëndetur progresin e rajonit, duke vlerësuar se ka ende shumë punë për t`u bërë.

E pyetur për të vlerësuar progresin në 16 vitet e fundit derisa ajo është Kancelare, sic njofton KlanM, Merkel ka theksuar se ka pasur momente të mira por edhe të këqija. Vlerësimi I përgjithshëm I Merkelit është se në shtatë vitet e fundit, që nga fillimi I të ashtuquajturIT “Proces I Berlinit” ka patur suksese, por mbetet të punohet në pjesën e luftës kundër korrupsionit.

Si shembull pozitiv në rajon, sic njofton KlanM, ajo ka veçuar “vettingun” në Shqipëri dhe ka vlerësuar se Procesi I Berlinit ka hapur cilësi të reja në bashkëpunimin e rajonit.

Në këtë prononcim, Kancelarja Merkel ka përmendur edhe veton bullgare ndaj RMV-së. Nuk mund ta parashikonim se Bullgaria do ta bllokojë fillimin e negociatave aderuese me RMV-në në BE – ka deklaruar Merkel.

“Disa vështirësi nuk mund t`i parashikoni. E pamë se sa gjatë kanë negociuar Maqedonia dhe Greqia për emrin. Pasi u zgjidh kontesti Maqedonia u bë anëtare e NATO-s, por njëherit Bullgaria bllokoi fillimin e negociatave për anëtarësim në BE” – ka theksuar Merkel.

Kancelarja gjermane, sic njofton KlanM, edhe njëherë ka përsëritur se e ardhmja e rajonit është në BE edhe atë, sipas saj, nuk është në interesin vetëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të vetë BE-së. Duke përmendur vështirësitë me të cilat përballet rajoni, Merkel ka përmendur tri cështje; kontesti mes Serbisë dhe Kosovës, situata në B e H si dhe kontesti Shkup-Sofje.

Kancelarja gjermane Angela Merkel në këtë takim virtual ka premtuar tre milionë doza të vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia