close
Vendi

Merko: Dënojmë tentativën për hapjen e varrezave krishtere në Strugë

merkoo

Kryetari i Komunës së Strugës Ramis Merko, e dënon ashpër tentativën për hapjen dhe dëmtimin e varrezave krishtere në Strugë, duke e cilësuar këtë akt si akt vandal.

Apelojmë deri te organet e rendit që në afat sa më të shkurtër ta zbardhin rastin dhe këta vandalë të vendosen para drejtësisë.

Gjithashtu apelojmë deri te qytetarët për qetësi dhe dënojmë gjuhën e urrejtes nga media online që keqpërdorin këto raste. Gjeste të tilla dëmtojnë qetësinë dhe harmoninë në qytetin tonë. Ndërkohë lusim qytetarët që shohin diçka të dyshimtë, ta paraqesin atë deri te MPB – Strugë.

Struga njihet për bashkëjetesën qytetare dhe tolerancën fetare, ta mbajmë të tillë!

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia