Merr fund dilema për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi është zyrtarisht futbollist i Majorkës. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës u largua nga Lazio për t’u transferuar në La Ligën spanjolle. Pas huazimit pozitiv te skuadra iberike, 28-vjeçari u ble përfundimisht nga Majorka, për të cilët firmosi një kontratë katërvjeçare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Sipas mediave italiane, kartoni i Muriqit është blerë nga Majorka për shifrën e 10 deri në 11 milionë Euro me 8 milionë Euro që do të paguhen menjëherë dhe, 2 ose 3 milionë të tjera që do shkojnë në formën e bonuseve. Nga marrëveshja katërvjeçare me skuadrën ishullore, Muriqi do të përfitojë një pagë neto prej 2.2 milionë Euro.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjatë periudhës dy vjeçare të sulmuesit Kosovar me Lazio, ai u paraqitur në 49 ndeshje, ku shënoi dy gola dhe dha dy asiste. Statistika që nuk përligjen aspak pritshmëritë e skuadrës bardhekaltër, që për kartonin e sulmuesit të aktivizuar në të shkuarën edhe në Superligën shqiptare pagoi 20 milionë Euro në arkat e Fenerbahçe.

Muriqi është një njohje e vjetër tashmë e Majorkës, pasi lojtari u aktivizua në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar. Pikërisht nga forma e treguar, ku shënoi 4 gola dhe dha tre asiste në 15 ndeshjet e tij në La Liga, ai ndihmoi Majorkën që të shmangte rënien dhe të siguronte një kontratë afatgjate në Spanjë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share