close
Top LajmeVendi

MESAZHE NGA SOFJA: ZGJIDHNI ÇËSHTJET HISTORIKE PËR RRUGËN EVROPIANE

121057918_1379105348960031_6560899888328088760_o

ZAHARIEVA: BULLGARIA NUK E KONTESTON VETËPËRCAKTIMIN, POR KËRKON PRANIM TË REALITETIT HISTORIK


Bullgaria e pranon realitetin bashkëkohor, nuk e mohon të drejtën e vetëidentifikimit të qytetarëve, por kërkon që Maqedonia e Veriut ta pranojë siç tha “realitetin historik” që të vazhdojë në rrugën evropiane. Në konferencën e përbashkët për shtyp me shefin e diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot në Sofje, dy ministrat shprehën bindjen se ka kohë të mjaftueshme, të sheshohen dallimet, që në muajin dhjetor të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, përkatësisht të fillojnë negociatat aderuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Gjatë javës së ardhshme do të vazhdojë puna e Komisionit të përzier për tejkalimin e dallimeve historike dhe pritet edhe lëvizje nga vendi ku gjërat ngecën – gjetja e definicionit të pranueshëm për figurat dhe ngjarjet historike të fundit të shekullit të 19-të dhe fillimi i shekullit të 20-të. Ministrja bullgare e punëve të jashtme, Ekaterina Zaharieva, këtë e quan “pranim të realitetit historik” nga pala maqedonase,  si kusht për fillim të negociatave aderuese me BE-në.  


“Ka kohë të mjaftueshme në javët që vinë që Bullgaria të vërtetojë se nuk e konteston realitetin bashkëkohor, ndërsa ju t’i pranoni faktet historike. Në qoftë se kjo nuk ndodh, e them me keqardhje, vazhdimisht do të kthehemi në gjërat shumë të rëndësishme për të cilat edhe në Marrëveshje, edhe si Qeveri nuk keni punuar, sipas meje shumë të rëndësishme për gjeneratat e ardhshme.” 
tha Ekaterina Zaharieva, Ministre E Punëve Të Jashtme, Bullgari

Zaharieva është e befasuar pse memorandumi që u është dërguar vendeve anëtare të BE-së, në të cilin është anashkaluar emri gjuhë maqedonase, ështëv pritur me negativitet në Shkup.

“Kemi nen në Marrëveshje për klauzolën gjiuhësore dhe dëshirojmë si i tillë të respektohet. Ai kontestohet nga ju, jo nga ne. Ne me atë memorandum vetëm përkujtojmë çfarë përmban Marrëveshja.” shtoi Zaharieva

Ministri Bujar Osmani, i cili para takimit me Zaharievën, u takuan me kryeministrin bullgar Bojko Borisov, ngecjen e marrëdhënieve e quajti mbetje nga e kaluara, e cila me komunikim të intensifikuar duhet të tejkalohet.

“Bëhet fjalë për mbetje të thella që bazohen në pasivitetin tonë në dekadat që kanë kaluar si vende fqinje. Mbetje të imponuara nga periudha e Luftës së Ftohtë. Por edhe mbetje me kontekst më të thellë historik  që mund të shihen në çështjet e hapura të vjetra më shumë se një shekull.” tha Bujar Osmani – Ministri i Punëve të Jashtme

Deri te mbajtja e samitit të Procesit të Berlinit, me të cilin për herë të parë kryesojnë Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, pas një muaji në Sofje, pritet takim edhe i kryeministrave Zoran Zaev dhe Bojko Borisov. /Biljana Georgievska – Sofje KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia